Abazoviç: Kam respekt të jashtëzakonshëm për kombin shqiptar dhe Skënderbeun

08 shtator 2020 | 22:52

Drejtuesi i partisë URA në Malin e Zi, politikani shqiptar Dritan Abazoviç ka komentuar thirrjet e kryeministrit Edi Rama për të votuar partinë e presidentit Milo Gjukanoviç.

Sipas tij, Rama mund të bënte thirrje për partitë shqiptare, siç kanë bërë politikanët kroatë për partitë kroate. Ai tha se Rama duhet “të lejojë shqiptarët e Malit të Zi ta marrin politikën në dorë, të marrin ardhmërinë në dorë”.

“Me përkrahë diktatorin e fundit në Evropë, që ka bërë shtet privat?! Ai nuk ka bërë shtet as për malazezet, por vetëm për familjen e vet. Dhe të japësh përkrahje publike në gjuhën malazeze?! Ky është vendimi i Edi Ramës, por me këtë gjë nuk pajtohem”, ka thënë Abazoviçnë emisionin e Adi Krastës në SYRI TV.

Ai deklaroi se pavarësisht se ndjen presione, nuk do të dorëzohet. “Unë ndjej presion, por nuk dorëzohem. Kam besuar se mund të mundet Gjukanoviç kur askush nuk e ka besuar”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se shqiptarët në Malin e Zi janë më të varfrit dhe po e braktisin vendin masivisht. “Çka me thanë. Unë kam qejf të shtroj disa argumente për opinionin e Shqipërisë. Vendet ku jetojnë shqiptarët janë më të varfrat, diskriminimi është më i madhi. Ulqini është e vetmja komunë e varfër në Malin e Zi. Nëse këto parametra tregojnë se duhet përkrahur akoma Gjukanoviç në pozitën e kryeministrit të Shqipërisë, atëherë nuk di çfarë të them,” deklaroi Abazoviç.

Politikani shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se pas zgjedhjeve është habitur që ka pasur një interes kaq të madh mediatik ndaj tij. Duke komentuar disa spekulime mediatike për deklaratat e tij për Skënderbeun dhe shqiptarët, ai tha se ato janë nxjerrë nga konteksti.

“Njerëzit janë emotivë nuk e kuptojnë ndonjëherë ironinë apo humorin. Unë respektin kundrejt kombit dhe Heroit Kombëtar e kam të jashtëzakonshëm. Ata që kanë dashtë me e kuptu, e kanë kuptuar. Ata që nuk duan ta kuptojnë, nuk do e kuptojnë kurrë”,- tha Abazoviç.

“Jam munduar gjithmonë të jem politikan ndryshe dhe ia kam arrite që të jem ndryshe. Të mos jem politikani tradicional. Mundohem të kem një imazh origjinal”, ka deklaruar Abazoviç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pas përjashtimit nga Lidhja Demokratike…