Abazoviq do të jetë ministër i Mbrojtjes i Malit të Zi

26 nëntor 2020 | 22:56

I mandatuari për kryeministër të ri të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq do të paraqesë nesër propozimin përfundimtar për përbërjen e qeverisë së re.

Më parë, Krivokapiq njoftoi se do të paraqesë programin dhe propozimin për përbërjen e qeverisë së re në Kuvend deri të premten.

Seanca e Kuvendit, në të cilën Krivokapiq do të prezantojë programin dhe personelin e Qeverisë, do të mbahet më 2 dhjetor, raporton rtcg.

Ende nuk dihet se kush do të jetë Ministri i Punëve të Brendshme pasi Nikola Terziq, kur Krivokapiq e propozoi atë, tërhoqi kandidaturën e tij, transmeton Telegrafi.

Ministri i Mbrojtjes pritet të jetë Dritan Abazoviq, udhëheqësi i Grupit Parlamentar, URA, i cili do të jetë gjithashtu edhe zëvendëskryeministër.

Krivokapic fillimisht njoftoi një qeveri prej 12 ekspertësh, por duke e propozuar Abazoviqin për ministër, ai shkeli këtë parim, të cilin e pranoi, duke thënë se “emërimi i udhëheqësit të GP URA ishte joparimor, por ne nuk do të flisnim për qeverinë nëse nuk do të ishte Dritan Abazoviq”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Astrit Gashi ka thënë se ka informacione se kryeministri…