
Abazoviq nuk i frikësohet shkarkimit: Kjo qeveri duhet të bjerë
03 shkurt 2022
| 11:40
Kuvendi i Malit të Zi sot do të vendosë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviq, i cili është lideri i Lëvizjes Qytetare URA.
Ky i fundit nuk i frikësohet këtij procesi. Ai ka thënë se nuk pret asgjë spektakolare nga kjo seancë.
Sipas tij, qeveria aktuale e kryesuar nga kryeministri Zdravko Krivokapiq duhet të bjerë.
“Gjëja më e rëndësishme është që Mali i Zi të ketë një qeveri evropiane sa më shpejt të jetë e mundur. Të gjithë duhet të votojnë siç mendojnë se duhet, jam i qetë për këtë. Unë thjesht dua të vazhdoj përpara”, ka thënë ai, shuajnë mediet malazeze.