Hoxha për deklaratat e Vuçiqit për luftë ndaj Serbisë: Të bëhet dallim i mesazheve që synojnë audiencat vendase

17 mars 2026 | 12:30

Kryediplomati i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia “po formonin një aleancë ushtarake për të sulmuar Serbinë”.

Këto komente Vuçiqi i ka bërë pak ditë më vonë pasi ka publikuar një artikull të përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në Frankfurter Allgemeine Zeitung ku propozonin integrimin me faza të Ballkanit Perëndimor në Tregun e Përbashkët të BE-së dhe Schengenin.

“Dy narrativa, brenda dyzet e tetë orësh. A e parashikoi Ministria e Jashtme këtë rrjedhë ngjarjesh?”, është pyetur Hoxha nga “Tirana Examiner”.

“Ne monitorojmë dhe analizojmë vazhdimisht dinamikat rajonale, duke përfshirë diskursin politik në Serbi. Detyra jonë është të parashikojmë zhvillimet, të zhvillojmë opsione dhe të jemi të përgatitur për t’u përgjigjur. Në të njëjtën kohë, duhet të bëjmë dallimin midis mesazheve që synojnë kryesisht audiencat vendase dhe pozicioneve të vërteta strategjike të politikave. Kryeministri Rama e përshkroi së fundmi këtë dinamikë me një fjalë të vetme – ‘makth’”, a thënë Hoxha.

Kreu i diplomacisë shqiptare, ka thënë se Kosova dhe integrimi i saj mbeten prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë derisa po fliste për propozimin e anëtarësimit në BE me faza.

‘Dhe më e rëndësishmja – çdo mekanizëm i tillë do të zbatohej për të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën. Forcimi i shtetësisë së Kosovës dhe përshpejtimi i integrimit të saj euroatlantik mbeten përparësi kryesore të politikës së jashtme të Shqipërisë. Çdo kornizë që e afron rajonin me standardet, politikat dhe mekanizmat e financimit të BE-së në fund të fundit i sjell dobi edhe Kosovës. Në vend të një aleance të dyshimtë, propozimi duhet të shihet si një urë që ndihmon rajonin të integrohet më shpejt në strukturat evropiane”, ka thënë Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka vendosur të mos e…