Abazoviqi pretendon se është përgjuar në mënyre ilegale nga shërbimi sekret
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pretendon se është përgjuar nga shërbimi sekret malazez në korrik, pak kohë para nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Abazoviqi dyshon se individë brenda Agjencisë së Sigurisë, në mënyre ilegale kanë përgjuar atë në prag të marrëveshjes më Kishën Ortodokse, ku dhe ka kërkuar nga menaxhimet i ri i këtij institucioni që të kontrollojë vërtetësinë e atyre informatave.
Abazoviqi ka konfirmuar për “Vijesti” se ka kërkuar kontroll, por ka theksuar se nuk do të komentojë asgjë derisa të marrë një përgjigje të saktë nga shërbimi sekret.
Këto dyshime kanë ardhur kur në Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje, të mërkurën, përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Socialistëve, Predrag Boshkoviq, ka përmendur audio incizimet e Abazoviqit gjatë polemikës, duke mos specifikuar se për çfarë po fliste.
Abazoviqi dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije nënshkruan Marrëveshjen Themelore më 3 gusht, ia njeh autonominë kësaj kishe.



