ABDILAQIM ADEMI BASHKPUNTORI MË VETFLIJUES I UDHËHEQËSIT ALI AHMETI
Bshkëpuntorin më besnik e më vetflijues të Kryekomandantit të UÇK-së e të Kryetarit të BDI-së, Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, luftëtarin, politikanin, organizatorin e përsosur dhe diplomatin e shtetarin e madh aktiv e progresiv Abdilaqim Ademi, e kam njohur që kur erdhi në udhëheqje te BDI dhe ia dha besën e përjetshme Shefit të Tij e shokut e bashkeveprimtarit tonë!
E kam deklaruar edhe në të kaluarën e përsëris e do ta them gjithmonë e kurrë nuk do të pushoj, se unë Ismet Sylejmani, të gjithë bashkëluftëtarët, të gjithë shokët e bashkëveprimtarët e shokut, bashkevëprimtarit e bashkëluftëtarit tim Ali Ahmeti i kam dashur, i dua e do t’i dua gjithmonë!
Por Abdilaqim Ademin e kam dashur e do ta dua më së shumti përgjithmonë dhe kurrë nuk më hiqet nga mendja e nga zemra deri sa të jem gjallë!
Abdilaqimi ishte ai burrë i madh, i cili në momentet me dramatike të jetës së Tij njerëzore e ka tejkaluar veten e tij dhe ka dalë në mbrojtjë të udhëheqësit të tij Ali Ahmeti!
Vetflijues më të madh se Abdilaqimin as nuk ka pusur e as nuk do të ketë edhe në të ardhmen!
Pas asaj ngjarjeje ku Ali Ahmeti bashkë me shoqëruesit e tij doli i gjallë, Abdilaqim Ademi, me aktin që kreu, nga shokët u vlërësua si Fehmi Lladrovci i Maqedonisë, ngase dihet botërisht se Gjeneral Fehmi Lladrovci ishte besniku i besnikëve ndaj Ali Ahmetit, ishte i paluhatshëm në besnikri ekstreme dhe në mbrojtje të Ali Ahmetit gjatë aktivitetit ilegal atdhetar politiko-patriotik!
Duke e njohur edhe më shumë pas atentatit, unë lidha shumë miqësi të ngushtë,të madhe e të përjetshme me Abdilaqimin!
I pavdekshëm në jetë të jetëve!
Nderim përgjithmonë🇦🇱🙏
Prishtinë,16 Shkurt 2026!




