
Abdixhiku: Ali Lajçi, një ndër figurat më emblematike të lëvizjes kombëtare për liri
30 prill 2024
| 12:58
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në nderim të jetës së veprimtarit të madh, Ali Lajçi.
Në njoftimin e LDK-së është thënë se Abdixhiku në librin e zisë për veprimtarin Ali Lajçi ka shkruar se: “Ali Lajçi ishte një ndër figurat më emblematike të lëvizjes kombëtare për liri, pavarësi e demokraci. Kontributi i tij në orët më të rënda për vendin mbeten shtyllë e një Kosove të zhvilluar, progresive dhe demokratike. Si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe si kryetar i komunës së Pejës ushtroi me mburrje dhe dinjitet funksionin e tij, në shërbim të qytetarëve. I tillë do të kujtohet përherë! Pusho në paqe!”.