Sulm i armatosur në një xhami në Afganistan, pesë të vdekur

30 prill 2024 | 12:56

Persona të armatosur sulmuan një xhami në Afganistanin perëndimor të hënën në mbrëmje gjatë kohës së namazit, duke vrarë të paktën pesë persona, ka thënë një zëdhënës i guvernatorit të provincës.

Të vdekurit përfshinin një grua dhe një fëmijë. Po ashtu janë plagosur edhe tre persona, ka njoftuar të martën Mawlawi Nesar Ahmad Alyes, zëdhënës i guvernatorit të provincës.

Identiteti i sulmuesve nuk ishte i qartë. Talibanët kanë thënë se janë të përqendruar në rivendosjen e sigurisë që nga marrja e pushtetit pasi forcat e huaja u tërhoqën në vitin 2021, por sulmet që synonin xhamitë dhe ndërtesat qeveritare kanë vazhduar pavarësisht përfundimit të luftës 20-vjeçare, shkruan “Reuters”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurozona ka dalë nga recesioni ekonomik, duke mposhtur parashikimet për…