Eurozona ikën nga recesioni

30 prill 2024 | 12:53

Eurozona ka dalë nga recesioni ekonomik, duke mposhtur parashikimet për rritje në fillim të vitit.

Bruto Produkti Vendor i saj është rritur për 0.3 për qind në periudhën janar-mars, kanë thënë statistikat e Eurostatit.

Kjo nënkupton që periudha në recesion ka marrë fund, ku GDP-ja e saj ishte tkurrur për 0.1 për qind në çerekun e tretë dhe të katërt të vitit të kaluar, që ishte një recesion teknik.

Rritja ekonomike është kthyer duke mbajtur lart normat e interesit, ku Banka Qendrore Evropiane është përballur me inflacionin, derisa kriza e çmimeve kishte prekur shpenzimet e konsumit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid është një makth për Bayern Munich, por në…