Tuchel: Objektivi ynë është të shkojmë në ‘Wembley’

30 prill 2024 | 12:53

Real Madrid është një makth për Bayern Munich, por në futboll statistikat janë bërë për t’u thyer, shpreson shumë Thomas Tuchel që ky të jetë rasti ideal për të kaluar këtë pengesë të madhe, për të siguruar një biletë për në finalen e Ligës së Kampionëve, mundësia e fundit për Bayernin për të mbajtur të ndezur objektivin për të mbyllur sezonin me një trofe.

“Kjo ndeshje është si një finale”, u shpreh Tuchel në konferencë për shtyp duke shtuar: “Objektivi ynë është të shkojmë në ‘Wembley’. Thyem Arsenal, kjo na ka dhënë edhe më shumë besim. Mezi presim të zbresim në fushë, jemi të përqendruar totalisht te kjo sfidë. A mund të bëj një parashikim? Nuk e di përse, por kam një ndeshje që Gnabry shënon gol me siguri”, theksoi Tuchel duke bërë më pas një koment në lidhje me Carlo Ancelottin: “Carlo është një legjendë. Jemi të gjithë të emocionuar për këtë sfidë, por Calo reflekton qetësi dhe eksperiencë. Bellingham? Rritja e tij është e pabesueshme. Kur luan për një klub kaq të madh, luan për sfida të tilla. A ka një recetë për të mposhtur Real Madrid? Duhet të kemi taktikë, por dhe të jemi të lirë në fushë. Kjo është një ndeshje që do të vendoset nga detajet e vogla”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka…