Abdixhiku: Aministimi i Berishajt e rehabilitimi i Ivanoviqit, skandale që kërkojnë përgjigje

24 janar 2023 | 21:23

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në takim me qytetarët në Malishevë, ka folur për deklaratat e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për ish-politikanin serb Oliver Ivanoviq, që ishte dënuar për krime lufte në Kosovë.

Po ashtu edhe për skandalin ku është implikuar ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj përveçse nuk e deklaroi pronësinë e tij mbi tri kompani private, në deklarimin e obligueshëm të pasurisë së tij, ai ka shkuar përtej edhe ka fshehur pasurinë e tij. Pra një ambasador i Kosovës në Kroaci me dy kallëzime penale, vazhdon të marrë mbështetje të parezervë prej pushtetit, përkundër fakteve tashmë të qarta nga media vendore e ndërkombëtare. Sipas raportimeve tashmë të bëra publike, janë tërhequr nga ai në mes të Prishtinës, 1.4 milionë euro para të gatshme kesh. Paratë janë transferuar nga kompania energjetike ‘GEN-I’ me seli në Beograd. Ballina me lajme skandaloze në rajon për të njëjtin rast por heshtje totale e kryeministrit tonë. A është ligji i njëjtë si për të gjithë qytetarët tanë, i njëjtë për familjarë, miq e bashkëpunëtorë?”, ka thënë Abdixhiku, është njoftuar nga LDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa o rregullonte rrobat e tij në njërin nga dollapët…