Abdixhiku bën homazhe te varri i Rugovës: Mburremi me të kaluarën tonë

15 mars 2021 | 11:38

Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë sot homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Me këtë rast, ai ka thënë se po nderon jo vetëm ish-kryetarin e parë të LDK-së, Ibrahim Rugovën, por edhe themeltarin e Republikës së Kosovës.

“Jemi krenarë për punët e bëra që nga themelimi e deri më sot. E kaluara jonë është ajo me të cilën mburremi, por ajo sot s’na mjafton. E ardhmja ndërtohet duke e respektuar të shkuarën dhe duke i dhënë përgjigje çështjeve të kohës, që janë emergjente për Republikën e Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se do të jetë konstruktiv.

“Po presim për konfirmimin e takimi të së premtes, ditën e propozuar nga ne, do të jemi konstruktiv në frymën themeltare të LDK -së përfshirë edhe atë të Rugovës dhe secilit veprimtarë të LDK që kontribuon në mirëmbajtjen dhe ndërtimin e institucioneve  të Kosovës dhe jo në rrënimin e tyre”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në hapësirat e Komunës së Prishtinës është mbajtur takimi me…