Abdixhiku bën homazhe tek varri i Xhemajl Mustafës

23 nëntor 2021 | 13:18

Në 21 vjetorin e vrasjes së veprimtarit të LDK-së, Xhemail Mustafa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe të varri i tij.

Më këtë rast, ai ka vlerësuar lartë figurën e Xhemail Mustafës.

“Xhemail Mustafa është një nga figurat kryesore të lëvizjes politike të viteve 90’,  personalitetet i afërt dhe mik i ngushtë me Presidentin Rugova, ai ishte prijatar i shumë proceseve në kohët më të vështira për Kosovën. Opusi i tij jetësor e krijues shtrihet në shumë dimensione.  Si shkrimtar, atdhetar e publicist, ai bashkë me intelektualët e kohës themeluan LDK-në, me të vetmin qëllim: lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Xhemail Mustafa, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në rrugën e shtet-ndërtimit të Kosovës. Ai për asnjë çast nuk e ndaloj aktivitetin e tij për të mirën e përbashkët, idealin dhe sakrificën sublime për vendin”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, vrasja e Mustafës ishte një goditje e madhe për LDK-në dhe Kosovën. “Në kohën kur ideali i lirisë ishte arritur, Xhemail Mustafës iu ndal rruga në gjysmë – në hyrje të banesës së tij, ai u vra gjakftohtësisht më  23 nëntor të vitit 2000. Vrasja e tij ishte një goditje e madhe jo vetëm për LDK-në por edhe për Kosovën. Sot, edhe pas 21 vitesh, vrasja e tij mbetet e pazbuluar, për familjen, LDK-në dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij, ndaj dhe dhimbja bëhet edhe më e madhe çdoherë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Xhemail Mustafës!”, është shprehur kryetari i LDK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka marrë vendim të…