Abdixhiku: Kurti e theu qëndrimin e tij disavjeçar

21 mars 2023 | 21:25

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur qëndrimet rreth marrëveshjes Kosovë – Serbi, ku ka thënë se lëshimet e bëra të Kurtit kanë ndikuar në humbjen e një mundësie historike.

“Lëshimet e bëra nga Kurtit kanë ndikuar në humbjen e një mundësie historike”, tha Abdixhiku në emisionin Rubikon.

Sipas Abdixhikut, marrëveshja që e pranoi Kurti, nuk është marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme dhe me njohje të ndërsjellë.

Abdixhiku potencoi edhe dy letrat e mëhershme të presidentëve amerikanë, dhe qasjen e Kurtit në atë kohë, duke lënë të nënkuptohet se mosveprimi i Kurtit në kohë ka ndikuar që sot të përfundohet vetëm në një marrëveshje bazë me Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Cobresal, Leandro Requena, ka arritur që të shënojë…