Abdixhiku: Kushdo që kërkon zgjedhje të reja është i çmendur
25 qershor 2026
| 21:59
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur lidhur me mundësinë e zgjedhjeve të reja në Kosovë.
Sipas tij kushdo që kërkon zgjedhje të reja në Kosovë është i çmendur.
”Kushdo që kërkon zgjedhje të reja është i çmendur, nuk ia don të mirën Kosovës, partitë politike duhet të kërkojnë stabilitetin institucional si vlerë bazike”, tha ai në Rubikon të Klan Kosovës.
Tutje, kreu i LDK-së tha se vota e diasporës ndryshoi ‘fatin’ e formimit të institucioneve.
Sipas tij, pa votat e diasporës partitë politike do duhej të gjenin konsensus edhe në formimin e Qeverisë së re të Kosovës.



