Abdixhiku: LDK do të vazhdojë rolin opozitar përballë një pushteti thuajse absolut

04 prill 2021 | 20:56

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku , u shpreh i kënaqur me procesin e votimit të presidentit, duke uruar Vjosa Osmanin për postin e ri.

“Shpreh kënaqësinë që përmbyllet një proces demokratik. Tani kemi një presidente të vendit dhe shpresojmë që të ushtrojë rolin e saj me dinjitet dhe të lë një shenjë të mirë në 5 vjetët e ardhshme”, u shpreh ai.

Abdixhiku ka dekalruar se Osmani duke i përfaqësuar të gjithë qytetarët e Kosovës do të mund të lë shenjë të mirë në pesë vitet e ardhshme.

“LDK tash e tutje pas dhënies së qetësisë për qytetarët tanë lidhur me konstituimin e institucioneve do të vazhdoj rolin e saj opozitar përballë një pushteti pothuajse absolut. Kuvendi i Kosovës sot zgjodhi presidenten. Lidhja Demokratike e Kosovës, si gjithherë, edhe këtë herë, ka zgjedhur konstruktivitetin si mjet të vetëm demokratik; duke vënë sërish një standard të ri politik në vend. Pas gjetjes së qetësisë politike të domosdoshme, ne do të ushtrojmë me dinjitet zërin tonë opozitar, për t’i dhënë vendit një alternativë që i duhet në sfidat përpara. Uroj Presidenten Osmani për zgjedhjen. I dëshiroj shëndet dhe pres të ushtrojë rolin e saj kushtetues në drejtimin e atdheut tonë të përbashkët”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, e…