Abdixhiku me ambasadorin e Belgjikës diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend

06 shkurt 2024 | 15:41

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier.

Në këtë takim, kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Cuvelier diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe qëndrimeve të Lidhjes Demokratike, karshi këtyre zhvillimeve.

Abdixhiku falënderoi ambasadorin Cuvelier për përkrahjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës, në proceset integruese të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në momentin që doli nga pishina përvec se i 'çmendi'…