Abdixhiku mungoi në homazhe dhe akademinë përkujtimore për Nexhat Dacin

02 janar 2026 | 14:35

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku nuk ishte sot në Kuvendin e Kosovës për homazhe në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci.

Politikanët e LDK-së, bënë homazhe për ish kryetarin e Kuvendit, Nexhat Dacin, në krye me nënkryetarin e kësaj partie, Lutfi Hazirin.

Ndërsa Abdixhiku mungoi edhe në akademinë përkujtimore të organizuar në nderim të akademikut, Nexhat Daci.

KosovaPress ka kontaktuar edhe zëdhënësin e LDK-së, Besian Mustafa, për të ditur arsyen e mungesës së Abdixhikut, porse i njëjti nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Kujtojmë se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës të mbajtura më 28 dhjetor 2025, Lidhja Demokratike e Kosovës shënoi rënie për 52 mijë vota. Lidhur me këtë, i pari i LDK-së nuk ka përjashtuar dorëheqjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Më 2 Janar 1944 i ka përfunduar punimet…