Abdixhiku në Koshare: Të arrish përjetësinë në altarin e lirisë për atdhe është bekim

09 prill 2025 | 13:49

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shkuar të mërkurën në Koshare,  ku ka thënë se përveç lavdisë, në takim me familjarët e 113 martirëve e heronjëve të rënë për liri është shprehur se thonin gëzuar kjo ditë.

Kjo sepse, sipas Abdixhikut, të arrish përjetësinë në altarin e lirisë për atdhe, është bekim.

“Në Koshare, përveç lavdisë, në takim me familjarët e 113 martirëve e heronjëve të rënë për liri, thonim gëzuar kjo ditë! Gëzuar, sepse, të arrish përjetësinë në altarin e lirisë për atdhe, është bekim. Gëzuar na tha dhe nëna  e 17 vjeçarit të rënë; dhe prindërit e dy vëllezërve të përjetësuar në Koshare dhe familjarët e 3 të huajve nga Algjeria, Franca e Italia që kishin luftuar mes djemve e vajzave të Ushtrisë Çlirimtare”.

“Kalova gjithë mëngjesin me familjarët e martirëve. Nën shoqërimin e heronjëve të gjallë, bashkëluftërëve të tyre, të Agimit, Saliut, Xhemajlit e Abazit, nderuam mëngjesin e 9 prillit të vitit 1999, ditën kur nisi të thyhej kufiri mes-shqiptarë! Pjesa tjetër është histori; prej më madhështoreve”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së dhe ish-komandanti i UÇK-së në Dukagjin, Ramush…