Në 26-vjetorin e rënies, përkujtohen dëshmorët e ZOLL-it, Fatmir Hyseni dhe Skënder Gashi

09 maj 2025 | 22:29

Në 26-vjetorin e rënies, janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Fatmir Hyseni dhe Skender Gashi të rënë gjatë betejave në Zonën e Llapit kundër forcave serbe me 9 maj 1999.

Bashkëluftëtarë, familjarë e miq të shumtë të Fatmir Hysenit e Skender Gashit kanë bërë homazhe sot në nderim të rënies së dy dëshmorëve 26 vjetë më parë.

Homazhet u bënë në Penuhë të Podujevës për nder të 26 vjetorit të rënies së këtyre dy dëshmorëve të kombit, ish-ushtarë të UÇK-së, të ZOLL-it.

Para të pranishmëve një fjalë rasti e mbajti Arif Muçolli, i njohur si Komandant “Profa”, i cili evokoi kujtime të ditëve të fundit të rënies së luftëtarëve trima në fillim majin e vitit 1999, duke kujtuar luftën heroike dhe rënien e Fatmir Hysenit dhe Skender Gashit.

Në kujtim të rënies së dëshmorit të kombit, Fatmir Hyseni, vëllau i tij, ish i burgosuri politik, përjetuesi i masakrës në burgun e Dubravës, ish-deputeti, Hajredin Hyseni i ka kushtuar disa vargje poetike:

Në 26-vjetorin e rënies së dëshmorit FATMIR H. HYSENI.

Dielli shtonte buzëqeshjen Tënde Mir,

e Ti me Shkëmbin e Bardhë, në vite ja numëroni hapërimet Atdheut!

Sa shumë shëmbëlleni Ti, Flamuri dhe Shkëmbi i Bardhë, sot Mir!

Dhe njësh e bëni rrugëtimin me Atdheun!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një e ftuar në “Fox News” humbi papritur ndjenjat teksa…