Abdixhiku: Në procesin e dialogut janë bërë lëshime të mëdha

21 mars 2023 | 20:06

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur sot kryesinë e partisë, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi temën e dialogut.

Abdixhiku ka theksuar se në këtë proces janë bërë lëshime të mëdha.

“Këto lëshime, përveç se humbje e një mundësie për avancim substancial të pozicionit shtetar të Kosovës, tashmë po shndërrohen dhe në kushte obligative integruese për vendin tonë; adaptimi me të cilat do të jetë sa i pashmangshëm aq edhe sfidues”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit