Abdixhiku: Nëse s’ka marrëveshje me VV-në për shtatë ditë, humb shpresa për koalicion

11 dhjetor 2019 | 23:41

Lumir Abdixhiku i LDK-së, ka thënë në Rubikon të KTV-së, se nëse nuk arrihet marrëveshja për koalicion qeverisës mes Vetëvendosjes e LDK-së brenda shtatë ditëve të ardhshme, do të humbin shpresat për marrëveshje.

Sipas tij, kjo sepse me kalimin e kohës do të krijohet distancë që s’do t’i shërbente një marrëveshje potenciale mes partive.

“Besoj që afati kushtetues i rregullt nis më 24 dhjetor. Pra i kemi dy javë për të arritur marrëveshjen. Për të qenë i drejtpërdrejtë, besoj që brenda javës ose duhet të arrihet marrëveshje ose s’ka shpresë për marrëveshje. Sepse koha lë hapësirë për interferim të të tjerëve e të krijohet distancë”, ka thënë ai, duke shtuar se është mirë që takimet do të jenë më intensive.

Ai ka thënë se po që se VV-ja do të pajtohej me LDK-në për pikën e presidentit tash, marrëveshja tashmë do të arrihej.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Rahoveci ka shënuar fitoren e parë në Ligën Ballkanike,…