Abdixhiku nga Mitrovica: Ky qytet meriton më shumë investime, zhvillim dhe përkushtim
02 qershor 2026
| 20:56
Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot fushatë në Mitrovicë, ku ka prezantuar kandidatët e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të zhvillohen më 7 qershor
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e investimeve dhe zhvillimit për një nga qytetet më të mëdha të vendit.
Abdixhiku gjithashtu ka thënë se vizioni i LDK-së synon një Kosovë që kryen punët e saj dhe që i jep fund vonesave në projektet me rëndësi për qytetarët.
Postimi i plotë i tij:



