Abdixhiku: Nuk pati pajtueshmëri për shtyrjen e zgjedhjeve
13 shtator 2021
| 19:26
Pas takimi që pati presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike, ku u diskutua mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve lokale, për media ka folur edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Ai ka bërë me dije se në këtë takim nuk pati pajtueshmëri për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
“Nuk kishte pajtueshmëri për shtyrjen e zgjedhjeve. Kjo është një ditë e mirë për demokracinë. Ne duhet të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve tanë por mbi të gjithë qeveria”, ka thënë Abdixhiku.
Lideri LDK-së ka bërë me dije se partia e tij do të ushtrojë vullnetarisht fushatë pesë ditore ose fare.



