Abdixhiku pas takimit me Escobarin dhe Lajçakun: Kurti s’ka gatishmëri për dakordim, Osmani të jetë më e zëshme

06 qershor 2023 | 12:45

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se vendi po futet në një situatë shqetësuese dhe tepër të paqartë për shkak të veprimeve të pamatura të kryeministrit Albin Kurti.

Këto komente Abdixhiku i ka bërë pas takimit me të dërguarin e posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas tij, shqetësuese është edhe mosgatishmëria e Kurtit që të koordinohet me aleatët ndërkombëtarë. Ai madje ka thënë se Kosova mund të ketë edhe pasoja të tjera nga ShBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja.

Më tutje, Abdixhiku ka thënë se shpreson se Kurti të reflektojë, ndërsa i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani që të jetë “më e qartë dhe më e zëshme në këtë moment kritik për Kosovën”.

“Po futemi në një situatë bukur shqetësuese për Republikën e Kosovës dhe për më tepër të paqartë. Shqetësuese për shkak të gjendjes së relacioneve që Kosova i ka me aleatët e saj dhe të paqartë për shkak të mungesës së planit dhe gatishmërisë së kryeministrit të Kosovës për dakordim me aleatët tanë”.

“Në këtë fazë të Kosovës, qytetarëve tanë i mbetet të sheh dhe pasojat që mund të vijnë në relacioni i tillë, në radhë të parë nga ShBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja. Një gjendje të tillë, si LDK, e kemi të vështirë ta pranojmë, si parti politike opozitare me numër të kufizuar të deputetëve ne kuvend, veprimet tona do të jenë publike, por në të njëjtën kohë shpresojmë që mediet ta transmetojnë sa ma qartë të gjendjes së Kosovës sot, si gjendje e paparë për ne në këto 33 vjet përpjekje për liri dhe pavarësi, dhe qytetarët e Kosovës të kuptojnë përtej popullizmit, për rrugën që kryeministri Kurti po e fut Kosovën”.

“Unë shpresoj që ai të reflektojë dhe sërish i bëj thirrje presidentes të jetë më e qartë, më e zëshme, në këtë moment kritik për Kosovën”, ka thënë Abdixhiku. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjetja e punës tuaj të ardhshme  shpesh kërkon një qasje…