Abdixhiku priti në takim përfaqësues të Bankës Botërore

26 shkurt 2020 | 14:56

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të mërkurën  priti në takim Drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Linda Van Gelder, bashkë me përfaqësuesit e zyrës së këtij institucioni në Kosovë.

“Abdixhiku dhe Gelder diskutuan për projektet e përbashkëta që janë në implementim e sipër dhe ato që mund të gjejnë zbatim në të ardhmen. Me këtë rast, Abdixhiku shpalosi edhe prioritet e qeverisjes për fushat që mbulon ministria që ai drejton. Mes të tjerash, theksoi vendosmërinë e tij për të përfunduar projektet madhore infrastrukturore të cilat janë në proces e sipër ndërsa tha se vëmendje të veçantë do t’i kushtojë mbrojtjes së mjedisit. Përfaqësuesit e Bankës Botërore, shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe dhënien e ndihmës profesionale, në realizim të projekteve të mira për Kosovën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erërat e forta janë rikthyer në shumë pjesë të vendit.…