Abdixhiku reagon pas akuzave të VV-së për mërgatën: E paniku i tyre është shenja e parë e humbjes së që i pret
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas akuzave të bëra nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje rreth vendimit të PZAP-së që të votohet vetëm në përfaqësi diplomatike.
Abdixhiku ka akuzuar Vetëvendosjen për përpjekje për manipulim të votave para zgjedhjeve të ardhshme.
“E vërteta është se që nga caktimi i datës së zgjedhjeve, e deri më sot, po provohet nga Vetëvendosja në çdo mënyrë të ndërtohet një sistem i manipulimit të votave. I vjedhjes së tyre për ta thënë thjeshtë”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Paskan reaguar i madh e i vogël në sektin e Vetëvendosjes. Natyrisht me mashtrim, pa fakte, me propagandë – siç dijnë vet ata. Mashtrimi u është bërë mendësi sot.
E vërteta është se që nga caktimi i datës së zgjedhjeve, e deri më sot, po provohet nga Vetëvendosja në çdo mënyrë të ndërtohet një sistem i manipulimit të votave. I vjedhjes së tyre për ta thënë thjeshtë.
Një herë, provuan ta kthejnë sistemin e vjetër të votimit me email. Atë ku një militant, para televizorit, mbushte qindra e qindra fletvotime vet. Merreni me mend: në Kosovë kalojmë në dhjetëra hapa sigurie para se një fletëvotim të pranohet e të numërohet; këta, të pakënaqur nga rezultati i fundit lokal, donin t’i kthenin kohët e vjetra të votimeve e manipulimeve masive. Rastet e tilla jane ende të deponuara në hetuesi e prokurori. KQZ natyrisht nuk e lejoj. Drejtësia dhe ligji qëndruan.
Pastaj provuan të votojnë në depo mallrash, salla dasmash e restorante; pra jashtë ambasadave e konsullatave siç e thotë ligji. Votime në vende ku nuk ka shtet, nuk ka kontroll, nuk ka monitorim. PZAP, natyrisht, siç e thotë ligji, nuk e lejoj.
Dhe ja ku jemi sot:
Panik. Sulme. Ulërima. Histeri politike.
E vërteta është e thjeshtë. Mërgata kurrë më të lehtë nuk e ka patur votimin. Përveç se zgjedhjet janë në fundvit, kur secili mund të jetë në atdhe; secili bashkëatdhetar që nuk vie këndej, mund të votojë në konsulatë e ambasadë të Republikës; shtetit tonë. Mund dhe të votojnë edhe me postë; secili në emrin e vet, me fletvotim jo të printuar por të pranuar nga shteti i vet.
E di se do ta bëjnë.
LDK po punon secilën ditë me ta. Regjistrohuni e ejani e votoni masivisht në Kosovë. Ne jemi të qetë!
Sekti i Vetëvendosjes nuk e do këtë. Ata duan të manipulojnë. T’i printojnë vet fletëvotimet. T’i mbushin vet. T’i manipulojnë votat vet. Të prodhojnë rezultatin që s’e marrin dot me besimin e qytetarëve.
Përse? Sepse e kanë kuptuar një të vërtetë të madhe:
Mërgata nuk mashtrohet më. Mërgata nuk blihet. Mërgata po ndryshon.
Mashtrimet e propagandat nuk kalojnë më! Jo më ndaj këtij vendi. Jo më në emër të mërgatës. Jo më ndaj demokracisë.
Kosova po zgjohet.
Mërgata po rikthehet.
E paniku i tyre është shenja e parë e humbjes së që i pret.



