Abdixhiku: Rezerva e shtetit po shpenzohet pa respekt, do ta ftoj ministrin për raportim

09 mars 21:49

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, që është edhe kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, ka thënë që do ta ftojë në raportim ministrin e Financave, Bedri Hamza për shpenzimet e parave të shtetit.

Përmes një shkrim në profilin e vet në “Facebook”, Abdixhiku ka përmendur disa prej shpenzimeve që janë bërë nga institucionet muajt e fundit.

“Një milion për pagesën e rrymës në Veri, 500 mijë euro për librin e Presidentit, 550 mijë euro për vitin e Skenderbeut, 700 mijë euro për shënimin e pavarësisë. Ende pa kaluar 3 muaj, shpenzohet rezerva e shtetit për këtë vit. Miliona të shpërndara me lehtësi, pa prioritet e pa respekt ndaj gjendjes ekonomike në vend. Do ta ftoj Ministrin e Financave në raportim, për të parë se si dhe ku janë shpenzuar mjetet e rezervës këtë vit”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me urdhër të prokurorit të shtetit dy të dyshuarve për…