Abdixhiku: Rrugët janë duke u pastruar

05 shkurt 2020 | 00:17

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhikun, ka thënë se ka përcjellur nga afër mirëmbajtësit e rrugëve dhe se ka urdhëruar të gjitha kompanitë përgjegjëse të jenë sonte, gjatë gjithë natës në terren.

“Lajme të mira me borë, por që kërkohet kujdes në vozitje. Rrugët po pastrohen, e liqenet po mbushen me ujë. Sapo përcolla nga afër disa nga mirëmbajtësit e rrugëve. Jam në kontakt të vazhdueshëm me përgjegjësit e Ministrisë. Kam urdhëruar që të gjitha kompanitë përgjegjëse të jenë sonte, gjatë gjithë natës, në terren me përpjekje të shtuara”, ka shkruar Abdixhiku.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenskiy, ka kërkuar nga punonjësit në…