Abdixhiku u flet studentëve për shkeljen e Kushtetutës nga ministrja Nagavci

20 prill 2022 | 15:39

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë të Fakultetit Filozofik.

Para studentëve, Abdixhiku ka folur për shkeljen e Kushtetutës nga pushteti.

Siç ka njoftuar LDK-ja, Abdixhiku me studentët ka diskutuar edhe për “sfidat politike që ka Kosova, nevojën për reforma në arsim, politikën skandaloze të jashtme si dhe qasjen e vizionin e LDK-së për këto sfida”.

Së fundmi, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka shkelur Kushtetutën me një vendim të marrë për nxënësit në Kamenicë.

Në këtë kontekst, LDK-ja ka njoftuar se Abdixhiku e ka trajtuar këtë temë me studentët.

“Për më keq, Kushtetuta është shkelë edhe nga ata që është dashur të merren me reformën në arsim, përkatësisht ministrja e Arsimit, ndaj, kjo është e papranueshme. Demokracia na duhet e gjallë dhe funksionale, ndërsa shkelja, analizimi dhe interpretimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga pushteti është përpjekje për defunksionalizim dhe mbytje të demokracisë”, citohet të ketë thënë  Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opozitari rus, Alexey Navalny, i burgosur nga regjimi i Vladimir…