Në garë për kryetar komune, por ende ministra në detyrë dhe deputetë – A do të japin dorëheqje?
Ministrat në detyrë dhe njëkohësisht deputetët e betuar në Kuvendin e Kosovës, Hajrulla Çeku dhe Faton Peci, janë kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetarë të komunave të Prishtinës dhe Mitrovicës.
Nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i certifikon si kandidatë për kryetar komune, në zgjedhjet që do të mbahen me 12 tetor 2025, atëherë të dy do të mbajnë përkohësisht tre funksione: ministër në detyrë, deputet i Kuvendit dhe kandidat për zgjedhjet lokale. Kjo ngre pyetjen nëse është e arsyeshme apo e mundur për ta të ushtrojnë të gjitha këto role në mënyrë efikase dhe të balancuar.
Në këtë kontekst, shtrohet çështja nëse Çeku dhe Peci duhet të heqin dorë nga njëra prej pozitave. A do të zgjidhnin të largoheshin nga posti i ministrit në detyrë apo të lëshonin mandatin e deputetit në Kuvend?
Duket se përparësia për mbajtjen e postit qeveritar është e lartë, veçanërisht për shkak të qasjes në politika buxhetore dhe mundësive për shpërndarjen e subvencioneve në fushat që ata mbulojnë – përkatësisht kulturën dhe bujqësinë. Kjo mund të nënkuptojë që ata do të heqin dorë nga ulëset në Kuvend, institucion i cili ende nuk është konstituar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.
Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë përfituesit direkt do të jenë kandidatët që renditen më poshtë në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët do të kenë mundësinë të zënë vendet e tyre në Kuvend. Në listë të pritjes janë




