Abdixhiku uron Krishtlindjen ortodokse

07 janar 2024 | 13:40

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar Krishtlindjet ortodokse.

Sipas njoftimit të LDK-së, Abdixhiku ka uruar që ky vit të jetë i mbushur me harmoni e dashur.

“Të dashur qytetarë të besimit ortodoks, gëzuar Krishtlindja ortodokse. Qoftë ky vit për ju dhe familjet tuaja i mbushur me mirësi, harmoni e dashuri. Uroj që kjo ditë feste t’i gjejë tavolinat e juaja plotë begati. Paçit bekime e paqe dhe shumë dashuri për vendin tonë të përbashkët, Republikën e Kosovës. Gëzuar për shumë mote!”, citohet të këtë thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për arrestimit të një ish-ushtari të UÇK-së nga shteti serb…