Abdixhiku viziton kompaninë softuerike “Kutia”: Arianiti e Fatoni, këta dy inovatorë të jashtëzakonshëm

11 gusht 2023 | 10:25

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar kompaninë inovative “KUTIA”, e drejtuar nga Arianit Fazliu dhe Faton Selishta.

Kështu ka bërë të ditur vet Abdixhiku në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Pasuria më e madhe e Kosovës është rinia.

E ardhmja jonë është digjitale”, ka shkruar Abdixhiku duke iu referuar suksesit të inovatorëve, Arianitit e Fatonit dhe stafit të tyre.

Njoftimi i plotë i Lumir Abdixhikut:

Kutia ishte stacioni ynë i radhës!

Aty u pritëm nga Arianiti e Fatoni, dy inovatorë të jashtëzakonshëm që rrugëtimin e madh e kishin nisur 10 vjet më parë. Sot, ata punësojnë plot 65 punëtorë; gjysma e të cilëve janë vajza të reja. Të gjithë programerë e programere në të njëzetat ?️?. Të gjithë profesionistë të pashoq – konkurues me secilin nga secili vend tjetër në botë. Prandaj sot kjo kompani programimi eksporton mbi 95% të shërbimeve të saja.

Pasuria më e madhe e Kosovës është rinia.

E ardhmja jonë është digjitale.

Në ‘Rrugën e Re’ duam të flasim mu për ta. Për një sektor privat në hap të barabartë me zhvillimet teknologjike. Një që ngritë gjithë shoqërinë – dhe ekonominë – në stad të ri për të cilin kemi aq shumë nevojë.

Ne besojmë në njerëzit tanë. Ne besojmë në bizneset tona. Besojmë në veçanti në sektorin e teknologjisë informative që është me dekada para politikave publike. Prandaj na duhet të mbërrijmë në nivel të tyre. Natyrisht jo duke nxitur mllef, urrejtje, ndarje e sharje, as duke zëvendësuar dembleinë me diskutime mbi të shkuarën, por duke shtruar vet të ardhmen.

Këtë rrugë do ta bëjmë së bashku. Së shpejti, me plan konkret mbi politikat tona drejt së ardhmes. #rrugaere

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot varroset Nexhmedin Loshi 39 vjeçar i cili mbeti vrarë…