Abdixhiku viziton komunën e Junikut

05 janar 2022 | 21:43

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpartiakë ka vizituar Komunën e Junikut, ku është pritur nga kryetari Ruzhdi Shehu.

Ky i fundit përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ka informuar Abdixhikun për gjendjen në të cilën e ka pranuar Komunën e Junikut si dhe planet për rimëkëmbjen e komunës dhe zhvillimin e saj socio-ekonomik.

“Nga z. Abdixhiku dhe bashkëpunëtorët, unë morra zotimin për përkrahje të fuqishme për punën dhe projektet tona zhvillimore në Junik”, ka shkruar kryetari Shehu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken paralajmëroi të mërkurën, më…