Abdixhiku viziton kullën e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës

17 janar 2022 | 17:49

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë vizituar kullën e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, me rastin e 40-vjetorit të tyre.

Po ashtu, Abdixhiku të hënën ka nderuar edhe ish-deputetin Smajl Hadaraj me rastin e 20-vjetorit të tij.

“E shkruara jonë, e ndërtuar nga sakrifica e dëshmorëve, është e lavdishme. Prandaj e ardhmja duhet të jetë e ndritshme”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

17 janari është datë e heronjve; e 554 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut; e 40 vjetorit të vrasjes së Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës; e 20 vjetorit të vrasjes së Smajl Hajdarajt.

Sot, me bashkëpunëtorë qëndruam në Kullën e Dubovikut. Aty u pritëm nga bashkëshortja e heroit Jusuf Gërvalla, zonja Suzana dhe anëtarët e tjerë të familjes. Vizituam kullën dhe kujtimet historike që vinin me të. Vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës ishte humbje e madhe për popullin shqiptar, por kjo sakrificë e tyre, ishte trasim i përpjekjes sonë nacionale për liri. Sot, 40 vite më pas, vepra e tyre na shërben si udhërrëfim i kontributit për vendin.

Në Zahaq, ndërsa, nderuam patriotin e madh, komandantin e Brigadës 136 “Rugova”, ish-deputetin e LDK-së, Smajl Hajdarajn, i vrarë 20 vite më parë në hyrje të banesës së tij. Smajl Hajdaraj ishte një ndër patriotët më të më mëdhenj të lëvizjes sonë për liri e pavarësi; burrë i ndershëm, aktivist i palodhshëm, luftëtar trim. Ai kishte ende për t’i dhënë vendit. Vrasja e tij, ishte humbje e gjithë Kosovës.

E shkruara jonë, e ndërtuar nga sakrifica e dëshmorëve, është e lavdishme. Prandaj e ardhmja duhet të jetë e ndritshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë nënoficeri i FSK-së dhe ish-ushtari i Ushtrisë…