Abdixhiku vlerëson lart marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë

16 tetor 2025 | 15:35

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim njohës ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Abdixhiku e uroi ambasadorin Rudolph për fillimin e mandatit të tij në Kosovë, duke i dëshiruar sukses në përmbushjen e detyrës së re dhe misionit të tij diplomatik.

Ai vlerësoi lart marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fusha me interes të përbashkët.

Gjatë takimit, Abdixhiku e informoi ambasadorin për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë procesin e zgjedhjeve lokale, si dhe funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa ndau qëndrimet e LDK-së mbi këto çështje.

Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit dhe forcimit të institucioneve demokratike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i…