Abdixhiku: VV’ja ka mbetur me të vjetrën, në ring e kanë një boksier tjetër

18 nëntor 2021 | 21:47

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku i ka komentuar deklaratat e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ku dje në emisionin ‘DPT te Fidani” në T7 tha se në Prishtinë do të qeverisin PDK-ja dhe LDK-ja.

Madje Konjufca në fushatën përmbyllëse në Prishtinë ka thënë se Përparim Rama nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse ndonjë vilë në Liqenin e Badovcit, por, sipas Konjufcës, kjo nuk bën sepse siç tha ai “Kjo nuk bën sepse bëhesh ‘Prapakthim Rama’ pastaj”.

E për këto deklarata, Abdixhiku në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se janë në favor të LDK-së, e që sipas tij, VV-ja ka mbetur me të vjetrën, duke thënë se ‘ka ndryshuar kundërshtari në ring’.

“Me këtë dekalratë na ka bërë favor shumë sepse Prishtina nuk e duron  këtë arrogancë emrash si Prapakthim Rama, e aq më pak ndaj një LDK-je që as nuk ka ngacmuar, as nuk ka bërë fushatë negative, ka bërë fushatën e vet politike të qartë.

E kam bindjen se këta kanë mbetur në një politik të kaluar(VV), s’po mund të dalin, ka ndryshu kundërshtari në ring, ka tjetër boksier, nuk po e kuptojnë këtë, dhe po na bëjnë favor dhe uroj që mos ta kuptojnë”, tha Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomaz Szunyog,…