Abdixhiu u përgjigjet me ironi reagimeve të LV-së: Kundërshtarët tonë po na tregojnë çka do elektorati i LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij ka nëntë gara për t’i bërë në balotazh.
Ai me ironi falënderoi gjithë eksponentët e Vetëvendosjes dhe kundërshtarët ideologjikë për të treguar çka dëshiron elektorati i LDK-së – kur komentojnë koalicionet e LDK-së në nivel lokal.
Më pas në thojza sa se “e kanë për të mirën e LDK-së”.
“Kur do ta kuptojnë? ‘Kundërshtimet e juaja s’na lënë përshtypje; kemi parë se çfarë duartrokisni!’ I falënderojmë të gjithë eksponentët e Vetëvendosjes dhe kundërshtarët tanë ideologjikë, që këto ditë po na tregojnë se si duhet të udhëhiqet LDK-ja, çka dëshiron elektorati ynë dhe si duhet të jetë e ardhmja jonë si parti. Jemi të bindur se e kanë për “të mirën tonë”. Por të na mirëkuptojnë e falin për mungesën e përgjigjeve ndaj brengave të tyre. Jemi bukur të zënë. Sepse momentalisht i kemi 9 gara për t’i bërë. Të dielen duam veç fitore; dhe na besoni, do të fitojmë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        