Haradinaj: Nga Krusha e Madhe e Rahovecit janë valvitur gjithmonë flamujt e fitores!

03 nëntor 2025 | 19:51

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në Rahovec, pa një entuziazëm të jashtëzakonshëm për fitore.

“Smajl Latifi është kryetar që jeton çdo ditë me qytetarët e tij, i afërt me secilin, pa dallime, dhe gjithmonë në shërbim të interesit të përbashkët. Ai merr vendime të guximshme për të mirën e të gjithëve, punon me përkushtim dhe na bën krenar me rezultatet e prekshme në çdo fushë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se më 9 nëntor, rahovecianët janë të vendosur ta vazhdojnë qeverisjen e suksesshme me Smajl Latifin.

“Qeverisja e tij është dëshmi e punës së palodhshme, e besimit të mbajtur dhe garanci se zhvillimi dhe Puna për Rahovecin nuk Ndalet. Ecim bashkë, faqebardhë përpara”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka takuar ish-presidentin…