Abelard Tahiri: Keqmenaxhimit të Prishtinës duhet t’i vijë fundi në zgjedhjet e ardhshme lokale

18 tetor 2020 | 17:07

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar për mungesën e kolektorit të ujërave të zeza në lagjen “Kalabria”, ku kjo parti sot mbajti një konferencë për media për këtë çështje, raporton “Epoka e re”.

Tahiri ka thënë se mbi 20 vite ka pasur keqqeverisje, degradim e mashtrim me qytetin e Prishtinës.

“Çfarë do të duhej të ishte modeli i progresit e shembulli për t’u ndjekur gjithandej Kosovës, kryeqyteti ynë, ende ka probleme elementare me ujë e kanalizim. LDK-ja dhe Vetëvendosja që qeverisën me Prishtinën deri më tani, nuk kanë treguar as kokrrën e pasionit për t’iu dhënë zgjidhje meritore problemeve, për shkak të pasionit të madh për t’ia zënë frymën qytetit me ndërtime e mbi ndërtime”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se kësaj epoke të mashtrimit e keqmenaxhimit, duhet t’i vijë fundi në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Genoas, Valon Behrami, ka thënë se druhej për…