Behrami: Kisha frikë, përjetova ditë të vështira

18 tetor 2020 | 16:55

Mesfushori i Genoas, Valon Behrami, ka thënë se druhej për shëndetin e vet dhe se kishte frikë se do t’i infektonte të afërmit me koronavirus, pasi ishte infektuar me Covid-19.

“Miliona njerëz janë prekur nga ky virus, mbi 36 mijë persona kanë vdekur në Itali nga ky virus. Nuk duhet të na bëjnë të ndihemi fajtorë që e kemi marrë virusin, sepse puna jonë na kërkon të udhëtojmë dhe është sport kontakti, prandaj mund të na ndodhë secilit”, ka thënë Behrami.

R“Përjetuam ditë të vështira dhe, derisa jam mësuar të riaftësohem fizikisht pas lëndimeve, mendërisht kjo ka qenë një përvojë krejt ndryshe. Kisha frikë. Frikësohesh për shëndetin tim, se mos po i infektoja më të dashurit e mi, sepse në atë moment futbolli nuk është shqetësimi yt i parë. Me virus nuk je lojtar i sëmurë, por njeri i cili ndihet i brishtë”, ka deklaruar Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot e ka shijuar qiellin…