Abgonlahori, Aston Villës: Transferojeni Rashicën

20 nëntor 2020 | 13:07

Ish-sulmuesi i Aston Villës, Gabriel Abgonlahor e ka këshilluar trajnerin Dean Smith ta transferojë një tjetër anësor në janar.

Aston Villa vazhdon të lidhet me transferimin e Milot Rashicës, vlera e të cilit është 20.5 milionë funte. Transferimi i yllit të Kosovës në “Villa Park” nga Werder Bremeni dështoi në verë, derisa 24-vjeçari mbeti në Bundesliga.

Rashica raportohet se gjithashtu ishte pranë kalimit te Bayer Leverkuseni, por edhe ky transferim dështoi. Nga ana tjetër, ish-futbollisti i Aston Villës, Agbonlahor mendon se Aston Villa duhet ta transferojë Rashicën në afatin kalimtar dimëror.

“Për Aston Villën, këshilloj ta bëjë hapin e ardhshëm dhe të sjellë futbollistë cilësor”, ka deklaruar Agbonlahor kur u pyet nëse Aston Villa duhet ta transferojë Milot Rashicën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem…