Abidixhiku takohet me Prattipatin, LDK-ja: Takim i zakonshëm, drekë pune
Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.
Takimi është konfirmuar nga zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa.
I njëjti, ka thënë se takimi ka qenë i zakonshëm.
“Po, një dreke pune. Takim i zakonshëm”, ka thënë Mustafa për “Express”.
Ky takim i Abdixhikut me Prattipatin, zhvillohet pak ditë pas vizitës së realizuar në Kosovë, të zyrtarit të lartë amerikan të Byrosë për çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan.
Ky i fundit, gjatë qëndrimit të tij ka takuar krerët e partive politike, me përjashtim të Abdixhikut, pasi ky i fundit kishte një udhëtim jashtë Kosovës. Në vend të tij, me Hanrahan është takuar deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami.
Ndërsa sot, për të 47-ën herë ka dështuar konstituimi i Kuvendit. Vazhdimi i radhës i seancës do të mbahet pas dy ditësh.



