Abramovichi do ta shesë Chelsean për t’ia shlyer borxhin qeverisë britanike

25 prill 2022 | 15:31

Qeveria britanike pritet të arrijë marrëveshje me Roman Abramovichin për shlyerjen e borxhit që e ka ai me klubin e Chelseat prej 1.8 miliard eurosh.

Shitja e klubit anglez do të kompletohet në javët në vazhdim, ndërsa kampioni evropian dhe botëror është vënë në dispozicion të ofertuesve që nga fillimi i marsit, shkruajnë mediat britanike.

Në fakt, miliarderi rus i ka borxh 1.79 miliard euro me klubin e tij dhe me shitjen eventuale prej 2 miliardë eurosh të klubit, do të “pastrohej” me qeverinë britanike.

Pra, oligarku rus është i gatshëm ta shlyejë borxhin përmes pronave të tij.

“Raine Group”, një kompani që po merret me mbikëqyrjen e shitjes, e ka bërë një listë të ngushtë me tre ofertues që i kanë kaluar disa faza të procesit.

Todd Boehly, Sir Martin Broughton e Stephen Pagliuca janë tre miliarderët favoritë për ta blerë klubin anglez.

Atyre u është kërkuar që ta garantojnë pronësinë e tyre të klubit deri në vitin 2032.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Specializantët e të gjitha Klinikave të Qendrës Klinike Universitare të…