Abrashi: Deri në vjeshtë qeveria Hoti do t’i shpërndajmë 400 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike

21 maj 2020 | 13:53

Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi, ka shpalosur pjesë të programit të qeveria Hoti, e cila sipas tij nëse formohet deri në vjeshtë do t’i ndaj 400 milionë euro për rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Programi qeverisës do të ketë dy shtylla. E para për menaxhimin e pandemisë, ku synojmë të përfshijmë të gjitha protokollet, sidomos ato të Komisionit Evropian dhe e dyta, rimëkëmbjen ekonomike”.

“Çdo ditë e humbur me qeverinë Kurti po shkakton dëme ekonomike për bizneset, synojmë të kemi një pako gjeneroze, ku deri në vjeshtë do të shpërndajmë së paku 400 milionë euro, e më të kalojmë edhe te një miliardshi, që e ka përmendur kryeministri Hoti”, ka thënë Abrashi, para  takimit që Avdullah Hoti do të ketë me grupin parlamentar të LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur Jude Law do të bëhet sërish baba.…