Aktori i njohur do të bëhet sërish baba

21 maj 2020 | 13:51

Aktori i njohur Jude Law do të bëhet sërish baba. Përmes disa fotove të publikuara shihet se gruaja e tij, Phillipa Coan është shtatzënë. Çifti, i cili së fundmi shijoi përvjetorin e parë të martesës, është duke zgjeruar familjen e tyre.

Por ky nuk është fëmija i parë i aktorit, pasi nga marrëdhëniet e tij të mëparshme Law ka edhe 5 fëmijë të tjerë.

Në një intervistë të dhënë më herët, aktori u shpreh se do ishte shumë i kënaqur nëse do të kishte edhe një fëmijë të gjashtë.

“Dua sërish fëmijë. Jam shumë me fat, që jam me dikë që jam çmendurisht i dashuruar. Ideja për të pasur më shumë fëmijë do të ishte thjesht e mrekullueshme”, ka deklaruar ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar takimi i presidentit të Shqipërisë,  Ilir Meta me…