Abrashi merr vendim: S’ka më reklama në autostrada, rrugë nacionale dhe rajonale

07 dhjetor 2020 | 16:27

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka marrë vendim për heqjen e të gjitha panove reklamuese të bizneseve të vendosura në autoudhët, rrugët nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës.

Po ashtu me këtë vendim, revokohen të gjitha pëlqimet që janë lëshuar më herët nga Ministria e Infrastrukturës, raporton “Epoka e re”.

“Revokohen të gjitha pëlqimet e lëshuara nga Ministria e Infrastrukturës, për vendosjen e panove reklamuese në mbikalime, ura dhe tunele në auto-udhët dhe rrugët nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës, të cilat janë në kundërshtim me paragrafin 1.1 dhe 1.6 të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ nr.10/2017 për vendosjen e panove reklamuese”, thuhet në vendim.

Image preview

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi së bashku me zëvendësministrin njëherësh…