Abrashi pranon detyrën e ministrit të Infrastrukturës

04 qershor 2020 | 13:35

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pranuar detyrën nga ish-ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit e informoi Abrashin lidhur me ecurinë e projekteve infrastrukturore që janë duke u realizuar, masat mbrojtëse ndaj Covid-19 dhe tema të tjera me rëndësi në fushat që mbulohen nga kjo ministri.

Abrashi e falënderoi Abdixhikun për punën e mirë në udhëheqjen e këtij dikasteri, derisa shprehu vendosmërinë për realizimin e punëve të mira edhe më tutje.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës me 74 vota për ka formuar Komisionin…