Adelina Berisha reagon e shokuar pasi u dënua me 72 mijë euro nga ATK-ja

15 mars 2024 | 16:53

Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Berisha, është gjobitur me një shumë prej 72 mijë eurosh nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Këngëtarja ka shprehur vendosmërinë e saj për të mësuar arsyet e saktë të këtij vendimi dhe ka theksuar se është e gatshme të zbatojë pagesën, me kusht që të jetë e bindur për korrektësinë e gjobës.

“Po është e vërtetë që jam gjobitur me 72 mijë euro. Unë kam qenë e rregullt në tatimet dhe pagesat e mia. Sinqerisht nuk e kam kuptuar dhe as nuk mund të kuptoj se ku u bazua ATK që të më shqiptonte një gjobë të tillë”, tha Berisha për Telegrafin.

Artistja do të ndjekë hapat e duhur për të analizuar dhe vlerësuar vendimin e ATK-së dhe për të marrë veprimet e mëtejshme në bazë të kësaj analize.

“Do të kujdesem që të ndjek të gjithë arsyetimet që ATK ka ndjekur për shqiptimin e kësaj gjobe, dhe pastaj ta paguaj atë – nëse është vërtet e drejtë”, shton ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zoran Milanoviq ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të…