Adelina Tahiri poston foto intime në krah të bashkëshortit
Ajo është një prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare. Është fjala për Adelina Tahirin, e cila edhe pse ka pak kohë që është larguar nga muzika, ajo vijon të mbetet mjaft e dashur për publikun shqiptar.
Së fundmi këngëtarja ka zbuluar se ndodhet me pushime dhe se po i shijon në maksimum. Ajo ndodhet së bashku me bashkëshortin 23 vite më të madh, avokatin Serjozha Markov.
Adelina ka postuar në “Instastory” një fotografi së bashku me Markov, ku i ky fundit shfaqet teksa përqafon këngëtaren. Çifti duket shumë i lumtur pranë njëri-tjetrit madje edhe shumë të dashuruar.
Këngëtarja është kritikuar shumë për martesën me Markov për shkak të moshës si dhe për faktin se nuk është shqiptar, por ajo është shprehur gjithmonë se tashmë nuk i interesojnë këto fjalë dhe se është shumë e dashuruar.